1 Chronicles 27:26-31

Albanian(i) 26 Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar për punonjësit që punonin tokën; 27 Shimei nga Ramahu ishte caktuar për vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar për prodhimin e vreshtave që depozitohej në kantina; 28 Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtet dhe për fiqtë e egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit; 29 Shitrai nga Sharoni ishte caktuar për kopetë që kullotnin në Sharon; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar për kopetë që ndodheshin në luginat; 30 Obili, Ismaeliti, ishte caktuar për devetë; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarët; 31 Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetë e bagëtive të imta. Tërë këta ishin administratorë të pasurive të mbretit David.