Ephesians 5:1-11

Albanian(i) 1 edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. 2 Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; 3 as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. 4 Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. 5 Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. 6 Mos jini, pra, shokë me ta. 7 Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, 8 sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, 9 duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. 10 Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni, 11 sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.