Isaiah 44:26-28

Albanian(i) 26 Vërtetoj fjalën e shërbëtorit tim dhe i jap sukses këshillës së lajmëtarëve të mi; unë i them Jeruzalemit: "Do të kesh banorë", dhe qyteteve të Judës: "Do t'ju rindërtojnë", dhe unë do të rindërtoj gërmadhat e tyre. 27 Unë i them humnerës: "Thahu!"; dhe unë do të thaj lumenjtë e tu. 28 Them për Kirin: "Ai është bariu im!" dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: "Do të rindërtohesh!", dhe tempullit: "Do të jesh i qëndrueshëm!"".