Job 21:7-12

Albanian(i) 7 Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre? 8 Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre. 9 Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta. 10 Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar. 11 Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle. 12 Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.