Job 37:11-13

Albanian(i) 11 I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota. 12 Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar. 13 I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.