Proverbs 16:21-24

Albanian(i) 21 I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë. 22 Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve. 23 Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij. 24 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.