1 Chronicles 16:8 Cross References - Albanian

8 Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve.

1 Kings 8:43

43 ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmëndet në këtë tempull që kam ndërtuar.

2 Kings 19:19

19 Por tani, o Zot, na shpëto, të lutem, nga duart e tij, me qëllim që tërë mbretëritë e tokës të dinë që ti vetëm, o Zot, je Perëndia".

1 Chronicles 16:8-22

8 Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve. 9 Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij. 10 Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin! 11 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij! 12 Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij, 13 ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij! 14 Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën. 15 Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza, 16 besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut, 17 që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, 18 duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj". 19 kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend. 20 Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër, 21 ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta, 22 duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

1 Chronicles 16:34

34 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

Psalms 67:2-4

2 me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. 3 Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. 4 Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

Psalms 78:3-6

3 Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar, 4 nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë. 5 Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre, 6 me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre,

Psalms 105:1-15

1 Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve. 2 Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij. 3 Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin. 4 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij. 5 Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij, 6 ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij. 7 Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën. 8 Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij, 9 besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut, 10 që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, 11 duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj", 12 kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend, 13 dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër. 14 Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre, 15 dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

Psalms 145:5-6

5 Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme. 6 Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.

Isaiah 12:4

4 Atë ditë do të thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij midis popujve, shpallni që emri i tij është i lartësuar.

Acts 9:14

14 Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd''.

1 Corinthians 1:2

2 kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.