1 Chronicles 9:35 Cross References - Albanian

35 Në Gabaon banonin Jejeli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.

1 Chronicles 2:23-24

23 (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit. 24 Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.

1 Chronicles 2:45

45 Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.

1 Chronicles 2:50-52

50 Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit. 51 Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit. 52 Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.

1 Chronicles 8:29-40

29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah. 30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi, 31 Gedori, Ahio, Zekeri, 32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre. 33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. 34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu. 35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi. 36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa. 37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli. 38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit. 39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti. 40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.