20 Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t'i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t'ju mbledh, do t'ju fus atje dhe do t'ju shkrij.
Ezekiel 22:20 Cross References - Albanian
Isaiah 54:16
16 Ja, unë kam krijuar kovaçin që i fryn prushit të zjarrit dhe nxjerr prej tij një vegël për punën e tij, dhe kam krijuar shkatërruesin për të prishur.
Jeremiah 4:11-12
11 Në atë kohë do t'i thuhet këtij populli dhe Jeruzalemit: "Një erë zhuritëse që vjen nga lartësitë e zhveshura në shkretëtirë dhe fryn në drejtim të bijës së popullit tim, jo për të shoshitur as për të pastruar;
12 një erë edhe më e fortë nga këto do të vijë nga ana ime; tani që unë do të shqiptoj gjykimin tim kundrejt tyre.
Jeremiah 4:20
20 Po shpallet rrënim mbi rrënim, sepse tërë vendi është shkretuar. Papritmas çadrat e mia janë shkatërruar, shatorret e mia brenda një çasti.
Ezekiel 21:31-32
31 aaa see Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.
32 aaa see Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola".
Ezekiel 22:21
21 Do t'ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do të shkriheni në mes të tij.
Ezekiel 24:13
13 Ka shthurje në papastërtinë tënde. Unë, pra, kërkova të të pastroj, por ti nuk je i pastër; nuk do të pastrohesh më nga papastërtia jote, deri sa të mos kem shfryrë mbi ty tërbimin tim.