6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
Genesis 10:6 Cross References - Albanian
Genesis 9:22
22 Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t'ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.
1 Chronicles 1:8-16
8 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
9 Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.
10 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
11 Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,
12 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
13 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,
14 Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
15 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
16 Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.
1 Chronicles 4:40
40 Gjetën kullota të bollshme dhe të mira, dhe vendi ishte i gjërë, i qetë, sepse më parë banonin aty pasuesit e Kamit.
Psalms 78:51
51 I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.
Psalms 105:23
23 Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.
Psalms 105:27
27 Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.
Psalms 106:22
22 mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
Isaiah 11:11
11 Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.
Jeremiah 46:9
9 Ngarkohuni, o kuaj, dhe përparoni me rrëmbim, o qerre, le të dalin përpara burrat trima, ata të Etiopisë dhe të Putit që mbajnë mburojën dhe ata të Ludit që përdorin dhe shtrijnë harkun.
Ezekiel 27:10
10 Ata të Persisë, të Ludit dhe të Putit ishin në ushtrinë tënde, si luftëtarë; ata varnin te ti mburojën dhe përkrenaren dhe të jepnin shkëlqim.