Job 20:14 Cross References - Albanian

14 Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.

Deuteronomy 32:24

24 Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.

2 Samuel 11:2-5

2 Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror. Nga taraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur. 3 Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Éshtë Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah". 4 Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet. 5 Gruaja mbeti me barrë dhe ia njoftoi Davidit, duke i thënë: "Jam me barrë".

2 Samuel 12:10-11

10 Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde". 11 Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t'i marrë gratë e tua para syve të tu për t'ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.

Job 20:16

16 Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.

Psalms 32:3-4

3 Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. 4 Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)

Psalms 38:1-8

1 O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd. 2 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp. 3 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim. 4 Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua. 5 Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime. 6 Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi, 7 sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim. 8 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.

Psalms 51:8-9

8 Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato. 9 Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

Proverbs 1:31

31 Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

Proverbs 23:20-21

20 Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit; 21 sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

Proverbs 23:29-35

29 Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur? 30 Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar. 31 Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë! 32 Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër. 33 Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura. 34 Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes. 35 Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".

Jeremiah 2:19

19 Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë", thotë Zoti, Zoti i ushtrive.

Malachi 2:2

2 Në qoftë se nuk dëgjoni, po të mos keni në zemër t'i jepni lavdi emrit tim", thotë Zoti i ushtrive, "do të dërgoj mbi ju mallkimin dhe do të mallkoj bekimet tuaja; po, tashmë i kam mallkuar, sepse nuk e keni futur këtë gjë në zemër.

Romans 3:13

13 Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.