Job 28:13 Cross References - Albanian

13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

Job 28:15-19

15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend. 16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin. 17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar. 18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët. 19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

Job 28:21-22

21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit. 22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

Psalms 19:10

10 janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

Psalms 52:5

5 Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

Psalms 119:72

72 Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.

Proverbs 3:14-15

14 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. 15 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

Proverbs 8:11

11 sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

Proverbs 8:18-19

18 Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia. 19 Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

Proverbs 16:16

16 Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

Proverbs 23:23

23 Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

Ecclesiastes 8:16-17

16 Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën), 17 atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t'i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t'i zbulojë.

Isaiah 38:11

11 Thoja: "Nuk do ta shoh më Zotin, po, Zotin, mbi dheun e të gjallëve, midis banorëve të botës të të vdekurve nuk do të shoh më asnjë njeri.

Isaiah 53:8

8 U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

Matthew 13:44-46

44 ''Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë. 45 Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur. 46 Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.