Job 5:9 Cross References - Albanian

9 atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

Job 9:10

10 Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.

Job 11:7-9

7 A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit? 8 Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish? 9 Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.

Job 26:5-14

5 Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre. 6 Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel. 7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin. 8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre. 9 E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij. 10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin. 11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij. 12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin. 13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak. 14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

Job 37:5

5 Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.

Job 42:3

3 Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.

Psalms 40:5

5 O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t'i shpallja dhe t'i tregoja, do të ishin tepër për t'i radhitur.

Psalms 72:18

18 I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.

Psalms 86:10

10 Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

Psalms 139:18

18 Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

Isaiah 40:28

28 Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.

Romans 11:33

33 O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.