Joshua 10:40 Cross References - Albanian

40 Jozueu goditi, pra, gjithë vendin, krahinën malore, Negevin, ultësirën, shpatet e maleve, gjithë mbretërit e tyre; vendosi të shfarosë çdo gjë të gjallë, ashtu si kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.

Exodus 23:31-33

31 Dhe unë do t'i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t'i dëbosh para syve të tu. 32 Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre. 33 Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t'u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".

Exodus 34:12

12 Ruhu se bën ndonjë aleancë me banorët e vendit në të cilin ke për të vajtur, me qëllim që të mos jetë një grackë për ty;

Deuteronomy 1:7

7 çoni çadrat, vihuni në lëvizje dhe shkoni në drejtim të krahinës malore të Amorejve dhe në drejtim të të gjitha vendeve të afërta me Arabahun, në krahinën malore dhe në ultësirën, në Negev e në bregun e detit, në vendin e Kananejve dhe në Liban, deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit.

Deuteronomy 7:2-16

2 dhe kur Zoti, Perëndia yt, t'i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t'i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre. 3 Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t'u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu, 4 sepse do t'i largonin bijtë e tu nga unë për t'u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t'ju shkatërronte menjëherë. 5 Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura. 6 Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut. 7 Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve; 8 por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit. 9 Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij, 10 por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t'u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë. 11 Prandaj respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i zbatuar në praktikë. 12 Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj. 13 Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t'u japë etërve të tu. 14 Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate. 15 Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur, por do t'i dërgojë mbi të gjithë ata që të urrejnë. 16 Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty.

Deuteronomy 7:24

24 Do të japë në duart e tua mbretërit e tyre dhe ti do të zhdukësh emrat e tyre nën qiejtë; askush nuk mund të rezistojë para teje, deri sa t'i kesh shfarosur.

Deuteronomy 20:16-17

16 Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë; 17 por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

Deuteronomy 26:16-17

16 Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t'i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt. 17 Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t'i bindesh zërit të tij.

Joshua 6:17

17 Qyteti do të shfaroset, ai dhe çdo gjë që është në të. Vetëm prostituta Rehab do të shpëtojë, ajo dhe gjithë ata që janë bashkë me të në shtëpi, sepse ajo fshehu vëzhguesit që ne kishim dërguar.

Joshua 8:2

2 Dhe do t'u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.

Joshua 8:27

27 Izraeli mori për vete vetëm bagëtinë dhe plaçkën e atij qyteti, simbas urdhrit që Zoti i kishte dhënë Jozueut.

Joshua 9:24

24 Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: "Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t'ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.

Joshua 10:35

35 E pushtuan po atë ditë dhe i vranë banorët me shpatë. Po atë ditë Jozueu vendosi të vriteshin gjithë personat që gjendeshin në vend, ashtu si kishte vepruar në Lakish.

Joshua 10:37

37 E pushtuan dhe vranë me shpatë mbretin e tij, të gjitha qytetet dhe tërë personat që gjendeshin aty, nuk lanë asnjë njeri të gjallë, pikërisht ashtu si kishin vepruar në Eglon; por aty vendosi të shfarosen të gjithë personat që gjendeshin në vend.

Joshua 12:8

8 në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;

Joshua 15:21-63

21 qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri, 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23 Kadeshi, Hatsori, Ithnami, 24 Zifi, Telemi, Bealothi, 25 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori), 26 Amami, Shema, Moladahu, 27 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti, 28 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu, 29 Baala, Ijimi, Etsemi, 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu, 31 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu, 32 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre. 33 Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu, 34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami; 35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu, 36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; 37 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38 Dileani, Mitspahu, Joktheeli, 39 Lakishi, Bokskathi, Egloni, 40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, 41 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; 42 Libnahu, Etheri, Ashani; 43 Jiftahu, Ashna, Netsibi; 44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre; 45 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij; 46 nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre; 47 Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij. 48 Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu, 49 Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri, 50 Anabi, Esthemothi, Animi, 51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre; 52 Arabi, Dumahu, Esheani, 53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54 Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre; 55 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu, 56 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu, 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre; 58 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori, 59 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre; 60 Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre. 61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu, 62 Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre. 63 Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.

Joshua 18:21-19:8

21 Qytetet e fiseve të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,

Joshua 19:40-48

40 Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre. 41 Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin, 42 Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun, 43 Elonin, Timnathahun, Ekronin, 44 Eltekehun, Gibethonin, Baalathin, 45 Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin, 46 Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos. 47 Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre. 48 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.

1 Kings 15:29

29 Me t'u bërë mbret, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nga Jeroboami s'la të gjallë asnjë, për e shfarosi krejt shtëpinë e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoit me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit,

Psalms 9:17

17 Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.

2 Thessalonians 1:7-9

7 në një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. 8 Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij, 9 kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar, sepse dëshmia jonë tek ju u besua.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.