Numbers 26 Cross References - Albanian

1 Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë: 2 "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë". 3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë: 4 "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit". 5 Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve; 6 Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve. 7 Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta. 8 I biri i Palus ishte Eliabi. 9 Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit; 10 dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi. 11 Por bijtë e Koreut nuk vdiqën. 12 Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve; 13 nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve. 14 Këto janë familjet e Simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta. 15 Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve; 16 nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve; 17 nga Arodi, familja e Aroditëve; nga Areli, familja e Arelitëve. 18 Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit: dyzet mijë e pesëqind veta. 19 Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit. 20 Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve. 21 Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve. 22 Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit: shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta. 23 Bijtë e Isakarit simbas familjeve të tyre ishin: nga Tola, familja e Tolaitëve; nga Puvahu, familja e Puvitëve; 24 nga Jashubi, familja e Jashubitëve; nga Shimroni, familja e Shimronitëve. 25 Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind. 26 Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve. 27 Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind. 28 Bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre qenë: Manasi dhe Efraimi. 29 Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve. 30 Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve; 31 nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve; 32 nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve. 33 Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah. 34 Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind. 35 Këto janë bijtë e Efraimit simbas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e Bekeritëve; nga Tahani, familja e Tahanitëve. 36 Këto janë bijtë e Shuthelahut: nga Efrani, familja e Efranitëve. 37 Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit: gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre. 38 Bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre qenë: nga Bela, familja e Belaitëve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitëve; nga Ahirami, familja e Ahiramitëve; 39 nga Shufami, familja e Shufamitëve; nga Hufami, familja e Hufamitëve. 40 Bijtë e Belas qenë: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditëve; nga Naamani, familja e Naamitëve. 41 Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind. 42 Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre. 43 Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind. 44 Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve. 45 Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve. 46 Bija e Asherit quhej Serah. 47 Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind. 48 Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve; 49 nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve. 50 Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind. 51 Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta. 52 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: 53 "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave. 54 Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit. 55 Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore. 56 Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla. 57 Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve. 58 Këto janë familjet e Levit: familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami. 59 Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre. 60 Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari. 61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm. 62 Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit. 63 Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos. 64 Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait, 65 sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

Numbers 25:9

9 Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.

Exodus 30:11-16

11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë: 12 "Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t'i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre. 13 Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t'i bëhet Zotit. 14 Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t'i japë Zotit këtë ofertë. 15 I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t'i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj. 16 Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t'i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj".

Exodus 38:25-26

25 Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores: 26 një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.

Numbers 1:2-3

2 "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli. 3 Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi.

Numbers 22:1

1 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe ngritën kampin e tyre në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos.

Numbers 26:63

63 Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

Numbers 31:12

12 pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

Numbers 33:48

48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.

Numbers 35:1

1 Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

Deuteronomy 4:46-49

46 matanë Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon, dhe që Moisiu dhe bijtë e Izraelit i mundën kur dolën nga Egjipti. 47 Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut, mbretit të Balshanit, dy mbretër të Amorejve, që banonin matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, 48 nga Aroreri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon, deri në malin Sion, (domethënë mali i Hermonit), 49 bashkë me gjithë fushën matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, deri në detin e Arabahut, poshtë shpateve të Pisgahut.

Deuteronomy 34:1

1 Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në Malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,

Deuteronomy 34:6

6 Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.

Deuteronomy 34:8

8 Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.

Numbers 1:1

1 Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

1 Chronicles 21:1

1 Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.

Genesis 29:32

32 Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë".

Genesis 46:8-9

8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni. 9 Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi

Genesis 49:2-3

2 Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj! 3 Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.

Exodus 6:14

14 Këta janë kryetarët e familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit qenë: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Këto qenë familjet e Rubenit.

1 Chronicles 5:1

1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.

1 Chronicles 5:3

3 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.

Genesis 46:9

9 Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi

Numbers 1:21

21 ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

Numbers 2:11

11 dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

Numbers 26:1

1 Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

Numbers 26:21

21 Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.

Numbers 1:16

16 Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.

Numbers 16:1-35

1 Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit, 2 u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala. 3 Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?". 4 Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë; 5 pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur. 6 Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu; 7 nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!". 8 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dëgjoni, o bij të Levit! 9 A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t'u shërbeni atyre? 10 Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë? 11 Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?". 12 Atëherë Moisiu dërgoi të thërrasin Datanin dhe Abiramin, bij të Eliabit; por ata thanë: "Ne nuk do të ngjitemi. 13 A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne? 14 Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t'u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi". 15 Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi". 16 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin; 17 dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t'i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij". 18 Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin. 19 Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë. 20 Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: 21 "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". 22 Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?". 23 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: 24 "Foli asamblesë dhe u thuaj: "Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit"". 25 Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atë e ndoqën pleqtë e Izraelit. 26 Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: "Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre". 27 Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre. 28 Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time. 29 Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar; 30 por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin. 31 Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre, 32 toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre. 33 Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja. 34 Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: "Të mos na gëlltisë toka edhe ne!". 35 Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.

Psalms 106:17

17 toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

Jude 1:11

11 Këta janë njolla në agapit tuaja, kur hanë e pinë bashkë me ju pa druajtje duke kullotur veten e tyre; ata janë re pa ujë, të shtyrë andej këndej nga erërat, drurë vjeshte pa fruta, dyfish të vdekur, të shkulur me rrënjë,

Exodus 16:35

35 Dhe bijtë e Izraelit hëngrën manën dyzet vjet, deri sa arritën në një vend të banuar; hëngrën manën deri sa arritën në kufirin e vendit të Kanaanit.

Numbers 16:2

2 u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala.

Numbers 16:38

38 dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".

Numbers 27:3

3 "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

1 Samuel 2:34

34 Do të të shërbejë si shenjë ajo që ka për t'u ndodhur dy bijve të tu, Hofnit dhe Finehasit; që të dy do të vdesin në të njëjtën ditë.

Psalms 106:17-18

17 toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit. 18 Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.

Jeremiah 29:22

22 Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"

Ezekiel 14:8

8 Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.

1 Corinthians 10:6-10

6 Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata, 7 dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ''Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur''. 8 Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë. 9 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë. 10 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.

2 Peter 2:6

6 (sepse ky i drejtë banonte në mes tyre e mundonte për ditë shpirtin e tij të drejtë duke shikuar dhe duke dëgjuar veprat e tyre të poshtra),

Jude 1:7

7 në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.

Exodus 6:24

24 Bijtë e Koreut qenë: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Këto qenë familjet e Koreut.

Numbers 16:5

5 pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.

Numbers 16:33

33 Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja.

Deuteronomy 24:16

16 Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.

1 Chronicles 6:22-28

22 Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri, 23 bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri, 24 bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli. 25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi, 26 bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi, 27 biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu. 28 Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.

Psalms 42:1

1 Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.

Psalms 44:1

1 O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.

Psalms 45:1

1 Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.

Psalms 46:1

1 Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

Psalms 47:1

1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

Psalms 48:1

1 I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

Psalms 49:1

1 Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,

Psalms 50:1

1 Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

Genesis 46:10

10 Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.

Exodus 6:15

15 Bijtë e Simeonit qenë: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Këto qenë familjet e Simeonit.

1 Kings 7:21

21 Pastaj vendosi shtyllat në portikun e tempullit; vendosi shtyllën në të djathtë dhe e quajti Jakin, pastaj vendosi shtyllën në të majtë dhe e quajti Boaz.

1 Chronicles 4:24

24 Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,

Numbers 1:22-23

22 Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 23 ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

Numbers 2:12-13

12 Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait; 13 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

Genesis 46:16

16 Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.

Numbers 2:14

14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,

Numbers 1:24-25

24 Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 25 ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

Numbers 2:14-15

14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit, 15 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

Genesis 38:1-10

1 Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah. 2 Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të. 3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er. 4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan. 5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi. 6 Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara. 7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd". 9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. 10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.

Genesis 46:12

12 Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.

1 Chronicles 2:3-8

3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë. 4 Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij. 5 Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit. 6 Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë. 7 I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin. 8 Ethanit i lindi Arariahu.

Genesis 38:5

5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.

Genesis 38:11

11 Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: "Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte: "Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij". Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.

Genesis 38:14

14 Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.

Genesis 38:26-30

26 Juda i njohu dhe i tha: "Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të. 27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë. 28 Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë: "Ky doli i pari". 29 Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets. 30 Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.

Ruth 4:18-22

18 Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni; 19 Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi; 20 Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni; 21 Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi; 22 Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.

1 Chronicles 4:21

21 Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.

Nehemiah 11:4

4 Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,

Nehemiah 11:6

6 Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.

Nehemiah 11:24

24 Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.

Matthew 1:3

3 Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

Luke 3:33

33 bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;

Genesis 49:8

8 Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.

Numbers 1:26-27

26 Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 27 ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

Numbers 2:3-4

3 Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit; 4 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

1 Chronicles 5:2

2 Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.

Psalms 115:14

14 Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.

Hebrews 7:14

14 që nuk u bë i tillë në bazë të ligjit të porosisë së mishit, po në bazë të fuqisë të jetës së pashkatërrueshme.

Genesis 30:17-18

17 Kështu Perëndia ia plotësoi dëshirën Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestë. 18 Dhe ajo tha: "Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim". Dhe e quajti Isakar.

Genesis 46:13

13 Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.

Numbers 2:5

5 Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

1 Chronicles 7:1

1 Tola, Puvahu, Jashubi, dhe Shimroni, gjithsej katër, ishin bijtë e Isakarit.

Numbers 1:28-29

28 Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 29 ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

Numbers 2:5-6

5 Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit; 6 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

Genesis 30:19-20

19 Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë. 20 Atëherë Lea tha: "Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.

Genesis 46:14

14 Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.

Numbers 1:30-31

30 Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 31 ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

Numbers 2:7-8

7 Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit; 8 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

Genesis 41:51-52

51 Jozefi e quajti të parëlindurin Manasi, sepse tha: "Perëndia bëri që të harroj çdo shqetësim timin dhe tërë shtëpinë e atit tim". 52 Të dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim".

Genesis 46:20

20 Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.

Genesis 48:5

5 Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.

Genesis 48:13-20

13 Pastaj Jozefi i mori që të dy: Efraimin në të djathtë të tij dhe në të majtë të Izraelit, Manasin në të majtë të tij dhe në të djathtë të Izraelit, dhe i afroi pranë atij. 14 Atëherë Izraeli zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit që ishte më i riu, dhe vuri dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar duart, ndonëse Manasi ishte i parëlinduri. 15 Kështu bekoi Jozefi dhe tha: "Perëndia, para të cilit ecën etërit e mi Abrahami dhe Isaku, Perëndia që më ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri më sot, 16 Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t'i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!". 17 Kur Jozefi pa që i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, kjo nuk i pëlqeu; prandaj ai kapi dorën e atit të tij për ta hequr nga kryet e Efraimit dhe për ta vënë mbi kryet e Manasit. 18 Pastaj Jozefi i tha atit të tij: "Jo kështu, ati im, sepse i parëlinduri është ky këtu; vëre dorën tënde të djathtë mbi kryet e tij". 19 Por i ati refuzoi dhe tha: "E di, biri im, e di; edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të jetë i madh; megjithatë, vëllai yt më i vogël do të bëhet më i madh se ai, dhe pasardhësit e tij do të bëhen një mori kombesh". 20 Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: "Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: "Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!"". Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.

Genesis 48:14

14 Atëherë Izraeli zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit që ishte më i riu, dhe vuri dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar duart, ndonëse Manasi ishte i parëlinduri.

Numbers 32:39-40

39 Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty. 40 Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty.

Numbers 36:1

1 Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,

Deuteronomy 3:15

15 Dhe i dhashë Makirin Galaadit.

Joshua 17:1

1 Kjo qe pjesa që i ra me short fisit të Manasit, sepse ai ishte i parëlinduri i Jozefit, Maikirit, të parëlindurit të Manasit dhe atë i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftëtar.

Judges 5:14

14 Nga Efraimi erdhën ata që i kishin rrënjët tek Amaleku; në suitën tënde, Beniamin, midis njerëzve të tu; nga Makir i zbritën disa krerë dhe nga Zabuloni ata që mbajnë shkopin e komandimit.

1 Chronicles 7:14-19

14 Bijtë e Manasit ishin Asrieli, që konkubina e tij siriane i lindi bashkë me Makirin, atin e Galaadit; 15 Makiri mori një grua për Hupimin dhe Shupimin; emri i motrës së tij ishte Maakah dhe emri i së dytës ishte Zelofehad; Zelofehad lindi vetëm vajza. 16 (Maakah, gruaja e Makirit, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Peresh; vëllai i tij përkundrazi quhej Sheresh dhe bijtë e tij Ulam dhe Rekem. 17 Bedani qe bir i Ulamit. Këta qenë bijtë e Galaadit, birit të Makirit, bir i Manasit. 18 Motra e tij Hamoleketh lindi Ishodin, Abiezerin dhe Mahlahun. 19 Bijtë e Shemidas ishin Ahiani, Shekemi, Likhi dhe Aniami.

Joshua 17:2

2 Ju dha me short gjithashtu një pjesë bijve të tjerë të Manasit, simbas familjeve të tyre: bijve të Abiezerit, bijve të Helekut, bijve të Asrielit, bijve të Heferit, bijve të Shemidit. Këta ishin fëmijët meshkuj të Manasit, birit të Jozefit, simbas familjeve të tyre.

Judges 6:11

11 Pastaj erdhi Engjëlli i Zotit dhe u ul nën lisin e Ofrahut, që i përkiste Joashit, Abiezeritit, ndërsa biri tij Gedeoni shtinte grurin në një vend të ngushtë për ta shpëtuar nga Madianitët.

Judges 6:24

24 Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.

Judges 6:34

34 Por Fryma e Zotit depërtoi te Gedeoni që i ra borisë; dhe Abiezeritët u thirrën që t'i shkonin pas.

Judges 8:2

2 Ai iu përgjegj atyre: "Por çfarë kam bërë unë kundër jush? Qëmtimi i Efraimit nuk vlen vallë më tepër se sjellja e Abiezerit?

Numbers 27:1

1 Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,

Numbers 36:10-12

10 Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. 11 Mahlah, Thirtsah, Hoglah, Milkah dhe Noah, bija të Tselofehadit, u martuan me bijtë e ungjërve të tyre; 12 u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.

Numbers 1:34-35

34 Nga bijtë e Manasit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 35 ata që u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

Numbers 2:20-21

20 Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit; 21 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

1 Chronicles 7:20-21

20 Bijtë e Efraimit ishin Shuthelahu, bir i të cilit ishte Beredi, bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Eladahu, bir i të cilit ishte Tahathi, 21 bir i të cilit ishte Zabadi, bij të të cilit ishin Shuthekahu, Ezeri, Eleadi, që u vranë nga njerëzit e Gathit, të lindur në vend, sepse kishin dalë për të plaçkitur bagëtinë e tyre.

Numbers 1:32-33

32 Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë: 33 ata që u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijë e pesëqind.

Numbers 2:18-19

18 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit; 19 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

Genesis 46:2

2 Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

Genesis 46:21

21 Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.

1 Chronicles 7:6-12

6 Bijtë e Beniaminit ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, gjithsej tre. 7 Bijtë e Belahut ishin Etsboni, Uzi, Uzieli, Jerimothi dhe Iri, pesë të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima dhe ishin të regjistruar në gjenealogjitë në një numër prej njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër vetash. 8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioneai, Omri, Jeremothi, Abijahu, Anathothi dhe Alemethi. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit; 9 Ata ishin të regjistruar në gjenealogjitë sipas brezave të tyre, si të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej njëzet mijë e dyqind veta. 10 Biri i Jediaelit ishte Bilhani. Bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zethani, Tarshishi dhe Ahishahari. 11 Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të lufojnë. 12 Shupimi dhe Hupimi ishin bij të Irit; Hushimi ishte bir i Aherit.

1 Chronicles 8:1

1 Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,

1 Chronicles 8:3

3 Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,

Numbers 1:36-37

36 Nga bijtë e Beniaminit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 37 ata që u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

Numbers 2:22-23

22 Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit; 23 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

Genesis 46:23

23 Biri i Danit: Hushimi.

Numbers 1:38-39

38 Nga bijtë e Danit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 39 ata që u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

Numbers 2:25-26

25 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait; 26 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

Genesis 46:17

17 Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.

1 Chronicles 7:30

30 Bijtë e Asherit ishin Jimnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriah dhe motra e tyre Serah.

Numbers 1:40-41

40 Nga bijtë e Asherit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 41 ata që u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

Numbers 2:27-28

27 Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit; 28 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

Genesis 46:24

24 Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.

1 Chronicles 7:13

13 Bijtë e Neftalit ishin Jahtsieli, Guni, Jetseri, Shalumi, bijtë e Bilhahut.

Numbers 1:42-43

42 Nga bijtë e Neftalit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë: 43 ata që u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

Numbers 2:29-30

29 Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit; 30 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

Exodus 12:37

37 Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.

Exodus 38:26

26 një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.

Numbers 1:46

46 të gjithë ata që u regjistruan ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

Numbers 2:32

32 Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

Numbers 11:21

21 Atëherë Moisiu tha: "Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: "Unë do t'u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!".

Nehemiah 9:23

23 I shumëzove bijtë e tyre si yjet e qiellit dhe i fute në vendin në të cilin u kishe thënë etërve të tyre të hynin për ta shtënë në dorë.

Job 12:9-10

9 Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto? 10 Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

Job 12:14

14 Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

Job 12:20-23

20 I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë. 21 Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve. 22 Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes. 23 I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

Psalms 77:20

20 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

Genesis 12:2

2 Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

Genesis 12:7

7 Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: "Unë do t'ja jap këtë vend pasardhësve të tu". Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.

Joshua 11:23

23 Kështu Jozueu shtiu në dorë tërë vendin, pikërisht ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashëgim Izraelit, simbas ndarjeve të tyre në fise. Dhe kështu vendi pati një pushim nga lufta.

Joshua 14:1

1 Këto janë territoret që bijtë e Izraelit morën si trashëgimi në vendin e Kanaanit, dhe që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit u ndanë atyreve si trashëgimi.

Psalms 49:14

14 Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.

Psalms 105:44

44 dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,

Ezekiel 47:22

22 Do ta ndani me short në trashëgimi midis jush dhe të huajve që banojnë midis jush dhe që u kanë lindur bij në mes tuaj. Këta do të jenë për ju si ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit; do të kenë edhe ata me short një trashëgimi në mes të fiseve të Izraelit.

Daniel 7:27

27 Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".

Matthew 5:5

5 Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

Revelation 5:10

10 Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,

Revelation 21:27

27 Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.

Numbers 32:3

3 "Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,

Numbers 32:5

5 Ata thanë akoma: "Në rast se kemi gjetur hirin tënd, jepua këtë vend shërbëtorëve të tu në pronësi dhe mos na bëj të kalojmë Jordanin".

Numbers 33:54

54 Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.

Joshua 17:14

14 Atëherë bijtë e Jozefit i folën Jozueut dhe i thanë: "Pse na dhe si trashëgimi vetëm një pjesë, vetëm një hise, kur ne jemi një popull i madh që Zoti e ka bekuar deri sot?".

Numbers 26:56

56 Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.

Numbers 34:13

13 Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

Joshua 14:2

2 Trashëgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit,

Joshua 18:6

6 Ju do të bëni, pra, përshkrimin e vendit në shtatë pjesë; do ta sillni tek unë dhe unë do të hedh shortin për ju këtu, para Zotit, Perëndisë tonë.

Joshua 18:10-11

10 Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre. 11 U hodh në short pjesa e fisit të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre; territori që u ra në short kishte kufijtë e tij midis bijve të Judës dhe bijve të Jozefit.

Joshua 19:1

1 Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit simbas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.

Joshua 19:10

10 Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.

Joshua 19:17

17 Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre.

Joshua 19:24

24 Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre.

Joshua 19:32

32 Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre.

Joshua 19:40

40 Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre.

Proverbs 16:33

33 Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

Proverbs 18:18

18 Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

Acts 1:26

26 Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve.

Colossians 1:12

12 Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,

Revelation 7:4-8

4 Nga fisi i Judës, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Rubenit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Gadit dymbëdhjetë mijë të vulosur; 5 nga fisi i Asherit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Neftalit, dymbëdhjetë mjië të vulosur; nga fisi i Manasit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; 6 nga fisi i Simeonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Levit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Isakarit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; 7 nga fisi i Zabulonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Jozefit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Beniaminit, dymbëdhjetë mijë të vulosur. 8 Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre.

Romans 11:7

7 E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,

1 Corinthians 12:4

4 Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.

Genesis 46:11

11 Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

Exodus 6:16-19

16 Këta janë emrat e bijve të Levit, sipas brezave të tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. 17 Bijtë e Gershomit qenë: Libni dhe Shimej, bashkë me familjet e tyre. 18 Bijtë e Kehathit qenë: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet. 19 Bijtë e Merarit qenë: Mahli dhe Mushi. Këto qenë edhe familjet e Levitëve sipas brezave të tyre.

Numbers 3:1-4

1 Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai. 2 Këta janë emrat e bijve të Aaronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 3 Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj. 4 Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

Numbers 35:2-3

2 "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve. 3 Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.

1 Chronicles 6:1

1 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

1 Chronicles 6:16-30

16 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. 17 Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei. 18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. 19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre. 20 Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu, 21 bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai. 22 Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri, 23 bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri, 24 bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli. 25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi, 26 bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi, 27 biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu. 28 Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti. 29 Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu, 30 bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.

Exodus 6:20

20 Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

Numbers 3:17-21

17 Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari. 18 Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei; 19 bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli; 20 bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre. 21 Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.

Numbers 16:1

1 Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit,

Exodus 2:1-2

1 Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit. 2 Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.

Leviticus 18:12

12 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.

Numbers 3:2

2 Këta janë emrat e bijve të Aaronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

Numbers 3:8

8 Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

Leviticus 10:1-2

1 Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij të Aaronit, morrën secili temjanicën e vet, i vunë brenda zjarr, vendosën mbi të temjanin dhe ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm, që ai nuk ua kishte urdhëruar. 2 Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.

Numbers 3:4

4 Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

1 Chronicles 24:1-2

1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

Numbers 1:47

47 Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,

Numbers 1:49

49 "Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;

Numbers 3:39

39 Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.

Numbers 4:27

27 Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t'u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.

Numbers 4:48

48 ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.

Numbers 18:20-24

20 Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit. 21 Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes. 22 Dhe bijtë e Izraelit nuk do t'i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin. 23 Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit; 24 sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t'i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".

Numbers 35:2-8

2 "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve. 3 Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre. 4 Kullotat e qyteteve që do t'u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark. 5 Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t'u përkasin Levitëve. 6 Ndër qyetet që do t'u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t'u shtoni dyzet e dy qytete të tjera. 7 Gjithsej qytetet që do t'u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë. 8 Qytetet që do t'u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t'u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t'i takojë".

Deuteronomy 10:9

9 Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).

Deuteronomy 14:27-29

27 Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty. 28 Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t'i vendosësh brenda portave të tua; 29 dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".

Deuteronomy 18:1-2

1 "Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij. 2 Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.

Joshua 13:14

14 Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.

Joshua 13:33

33 Por fisit të Levit Moisiu nuk i la asnjë trashëgimi; Zoti, Perëndia i Izraelit, ishte trashëgimia e tij, ashtu siç u kishte thënë ai vetë.

Joshua 14:3

3 sepse dy fiseve të tjera dhe gjysmës së fisit, Moisiu u kishte dhënë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit; por nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi Levitëve,

Numbers 26:3

3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

Numbers 1:1-2

1 Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha: 2 "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.

Numbers 14:29

29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje,

Deuteronomy 2:14-15

14 Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti. 15 Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t'i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.

Deuteronomy 4:3-4

3 Sytë tuaj panë atë që Zoti bëri në Baal-Peor; sepse Zoti, Perëndia juaj, shkatërroi para jush të gjithë ata që kishin shkuar pas Baal-Peorit; 4 por ju që i qëndruat besnikë Zotit, Perëndisë tuaj, sot jeni të gjithë të gjallë.

1 Corinthians 10:5

5 Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.

Hebrews 3:17

17 Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?

Numbers 14:23-24

23 me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t'u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë; 24 por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë.

Numbers 14:28-30

28 U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t'ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush. 29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje, 30 nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

Numbers 14:35

35 Unë, Zoti, fola; me siguri, kështu do të veproj kundër gjithë kësaj asambleje të keqe që u mblodh kundër meje; në këtë shkretëtirë do të treten dhe këtu do të vdesin".

Numbers 14:38

38 Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetën të gjallë midis gjithë atyre që kishin shkuar të vëzhgonin vendin.

Deuteronomy 32:49-50

49 "Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit. 50 Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,

Joshua 14:6-10

6 Atëherë bijtë e Judës u paraqitën para Jozueut në Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atë që Zoti i tha Moisiut, njeriut të Perëndisë, lidhur me mua dhe me ty në Kadesh-Barnea. 7 Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit, më dërgoi në Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra. 8 Ndërsa vëllezërit e mi që kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim. 9 Atë ditë Moisiu bëri këtë betim: "Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote dhe e bijve të tu për gjithnjë, sepse ke ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë tim". 10 Dhe ja, tani Zoti më ka ruajtur të gjallë, siç e kishte thënë, këto dyzet e pesë vjet që kur Zoti i tha këto fjalë Moisiut, ndërsa Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç.

Psalms 90:3-7

3 Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve". 4 Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë. 5 Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes. 6 Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet. 7 Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.

Romans 11:22

22 Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

1 Corinthians 10:5-6

5 Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë. 6 Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,

Hebrews 3:17-18

17 Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur? 18 Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.

Jude 1:5

5 Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.