Proverbs 6:10 Cross References - Albanian

10 Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,

Proverbs 6:6

6 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

Proverbs 23:33-34

33 Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura. 34 Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

Proverbs 24:33-34

33 të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar; 34 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.