Psalms 22:17 Cross References - Albanian

17 Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.

Job 33:21

21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;

Psalms 102:3-5

3 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri. 4 Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim. 5 Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.

Isaiah 52:14

14 Duke qenë se shumë veta u çuditën me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,

Matthew 27:36

36 Pastaj u ulën dhe e ruanin.

Matthew 27:39-41

39 Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën, 40 dhe duke thënë: ''Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!''. 41 Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:

Mark 15:29-32

29 Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ''Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë, 30 shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!''. 31 Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ''Të tjerët i shpëtoi, por veten s'mund ta shpëtojë. 32 Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë''. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.

Luke 23:27

27 Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.

Luke 23:35

35 Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ''Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë''.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.