Psalms 43 Cross References - Albanian

1 Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig. 2 Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut? 3 Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate. 4 Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im. 5 Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

Exodus 15:2

2 Zoti është forca ime dhe kantiku im, ka qënë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj.

1 Samuel 24:15

15 Zoti le të jetë gjykatës dhe le të sigurojë drejtësi midis meje dhe teje; të ketë mundësinë të shohë dhe të mbrojë çështjen time, të më japë hak, duke më liruar nga duart e tua".

2 Samuel 6:5

5 Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri të selvisë, qesteve, harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve.

2 Samuel 15:20

20 Ti ke arritur vetëm dje dhe sot do të të duhej të endesh sa andej e këtej, kur unë vetë nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me vëllezërit e tu në mirësi dhe në besnikëri".

2 Samuel 15:31

31 Dikush erdhi t'i thotë Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve". Davidi tha: "O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!".

2 Samuel 16:20-17:4

20 Atëherë Absalomi i tha Ahithofelit: "Jepni këshillën tuaj! Ç'duhet të bëjmë?".

1 Chronicles 16:1

1 Kështu e prunë arkën e Perëndisë dhe e vendosën në mes të tabernakullit që Davidi kishte ngritur për të; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Perëndisë.

1 Chronicles 16:39

39 dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon,

1 Chronicles 21:29

29 Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i olokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.

1 Chronicles 28:9

9 Ti Salomon, biri im njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon, ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.

Psalms 2:6

6 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

Psalms 3:4

4 Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)

Psalms 5:6

6 Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.

Psalms 7:8

8 Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.

Psalms 25:4-5

4 O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua. 5 Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

Psalms 26:1

1 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.

Psalms 26:6

6 Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,

Psalms 28:7

7 Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

Psalms 31:4

4 Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime.

Psalms 33:2

2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.

Psalms 35:1

1 O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.

Psalms 35:24

24 Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,

Psalms 36:9

9 Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.

Psalms 40:11

11 Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.

Psalms 42:4

4 Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë. 5 Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij. 6 O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

Psalms 42:9

9 Unë do t'i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".

Psalms 42:11

11 Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

Psalms 44:9

9 Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.

Psalms 46:4

4 Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.

Psalms 57:3

3 Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.

Psalms 57:8

8 Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

Psalms 66:13-15

13 Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia, 14 që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi. 15 Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)

Psalms 68:15-16

15 Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit. 16 O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.

Psalms 71:4

4 Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.

Psalms 71:9

9 Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

Psalms 71:22-23

22 Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit. 23 Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.

Psalms 75:7

7 Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.

Psalms 77:7

7 A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?

Psalms 78:68

68 por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

Psalms 81:2

2 Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.

Psalms 84:1

1 Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

Psalms 94:14

14 Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

Psalms 97:11

11 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.

Psalms 116:12-19

12 Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? 13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit. 14 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij. 15 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij. 16 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia. 17 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit. 18 Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij, 19 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

Psalms 119:105

105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

Psalms 132:13-14

13 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: 14 "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

Psalms 140:7

7 O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.

Psalms 143:10

10 Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.

Proverbs 3:5-6

5 Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; 6 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

Proverbs 22:23

23 sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

Proverbs 23:11

11 sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

Isaiah 40:31

31 por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Isaiah 45:24

24 Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.

Isaiah 61:10

10 Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.

Micah 7:8

8 Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri; në rast se ulem në terr, Zoti do të jetë drita ime. 9 Unë do të duroj indinjatën e Zotit, sepse kam kryer mëkate kundër tij, deri sa ai do të mbrojë kauzën time, dhe do vendosë drejtësi për mua; ai do të më nxjerrë në dritë dhe unë do të sodit drejtësinë e tij.

Micah 7:20

20 Ti do t'ia tregosh besnikërinë tënde Jakobit dhe dhemshurinë tënde Abrahamit, siç iu betove etërve tanë qysh në kohërat e lashta.

Habakkuk 3:17-18

17 Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, 18 unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.

Zechariah 10:12

12 Do t'i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij", thotë Zoti.

John 1:4

4 Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.

John 1:17

17 Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.

Romans 5:11

11 E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.

1 Corinthians 4:4

4 Sepse nuk jam i vetëdijshëm për asnjë faj, por për këtë nuk jam justifikuar, por ai që më gjykon është Zoti.

Ephesians 6:10

10 Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,

Philippians 4:13

13 Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.

1 Peter 2:23

23 Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.

Revelation 5:8

8 Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: ''Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.