Psalms 78:68 Cross References - Albanian

68 por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

Genesis 49:8-10

8 Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje. 9 Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë? 10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t'i binden popujt.

Ruth 4:17-22

17 Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: "I lindi një djalë Naomit!". E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit. 18 Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni; 19 Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi; 20 Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni; 21 Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi; 22 Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.

1 Samuel 16:1

1 Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do të mbash zi për Saulin, kurse unë e kam hedhur poshtë që mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tënd dhe nisu; po të dërgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur një mbret midis bijve të tij".

2 Chronicles 6:6

6 por kam zgjedhur Jeruzalemin, që emri im të mbetet aty, dhe kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".

Psalms 87:2

2 Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.

Psalms 132:12-14

12 Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd". 13 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: 14 "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.