1 Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s'ka njeri që të bëjë të mirën.
Bible verses about "atheism" | Albanian
Psalms 53:1
John 10:37
37 Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
John 6:44
44 Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
2 Timothy 2:22-26
22 Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.
23 Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,
24 duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,
25 dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.
26 Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,
Colossians 2:8
8 sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
Job 12:7-25
7 Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
8 ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
9 Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
10 Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.
11 Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
12 Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
13 Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
14 Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
15 Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
16 Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
17 Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
18 Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
19 I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
20 I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
21 Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
22 Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.
23 I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
24 U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
25 Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".
1 Corinthians 2:14
14 Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t'i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.
1 Timothy 4:1-5
1 që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,
2 të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
3 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,
4 sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
5 Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.
Romans 1:19
19 meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
James 2:24
24 Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.
Psalms 14:1
1 I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
Ephesians 4:18
18 Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
Jude 1:22
22 por shpëtojini të tjerët me druajtje, duke ia rrëmbyer zjarrit, dhe duke urryer edhe rroben e ndotur nga mishi.