1 Chronicles 24:26-30

Albanian(i) 26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno. 27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë. 29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin. 30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.