Albanian(i)
13 por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,
14 sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.
15 Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,
16 duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,
17 por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,
18 të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,
19 që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.