Acts 16:1-3

Albanian(i) 1 Dhe ai arriti në Derbë dhe në Listra; këtu ishte një dishepull me emër Timote, biri i një gruaje judease besimtare, por me baba grek, 2 për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit. 3 Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.