Acts 20:1-3

Albanian(i) 1 Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni. 2 Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi. 3 Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.