Deuteronomy 15:12-14

Albanian(i) 12 Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë. 13 Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh; 14 do t'i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;