Deuteronomy 26:2-4

Albanian(i) 2 do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t'i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij. 3 Pastaj do t'i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t'i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tanë". 4 Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;