Albanian(i)
15 që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak,
16 as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.
17 Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.
18 Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.
19 Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.
20 Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.
21 Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,
22 po ato kishin dëgjuar vetëm: ''Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte'',
23 dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.
24 Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.