Job 12:13-16

Albanian(i) 13 Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi. 14 Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë. 15 Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën. 16 Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.