Job 24:2-7

Albanian(i) 2 Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë; 3 u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve; 4 i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen. 5 Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre. 6 Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit. 7 E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.