Job 33:19-22

Albanian(i) 19 Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij, 20 aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme. 21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë; 22 kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.