Job 33:27-30

Albanian(i) 27 Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja. 28 Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën". 29 Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun, 30 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.