Job 4:13-16

Albanian(i) 13 Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, 14 më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. 15 Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit. 16 Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: