Job 4:3-6

Albanian(i) 3 Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; 4 fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. 5 Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. 6 Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?