Lamentations 3:5-7

Albanian(i) 5 Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth. 6 Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe. 7 Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.