Luke 14:28-30

Albanian(i) 28 Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar? 29 Që atëherë, kur t'i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen, 30 duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".