Luke 24:48-53

Albanian(i) 48 Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. 49 Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart''. 50 Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi. 51 Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell. 52 Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh. 53 Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!