Matthew 15:34-38

Albanian(i) 34 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Sa bukë keni?''. Ata thanë: ''Shtatë dhe pak peshq të vegjël''. 35 Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë. 36 Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës. 37 Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot. 38 Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.