Matthew 24:45-51

Albanian(i) 45 ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur? 46 Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu. 47 Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet. 48 Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë", 49 dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët; 50 zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di; 51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.