Matthew 25:3-10

Albanian(i) 3 Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin; 4 kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre. 5 Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi. 6 Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!". 7 Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre. 8 Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken". 9 Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini". 10 Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.