Matthew 27:46-50

Albanian(i) 46 Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''. 47 Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: ''Ky po thërret Elian''. 48 Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë. 49 Por të tjerët thonin: ''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''. 50 Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.