Numbers 2:10-15

Albanian(i) 10 Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit; 11 dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind. 12 Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait; 13 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind. 14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit, 15 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.