Numbers 6:22-27

Albanian(i) 22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: 23 "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë: 24 "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë! 25 Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty! 26 Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!". 27 Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".