Proverbs 24:30-34

Albanian(i) 30 Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend; 31 dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur. 32 Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim: 33 të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar; 34 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.