Proverbs 5:7-14

Albanian(i) 7 Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime. 8 Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj, 9 për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë. 10 Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji, 11 dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar, 12 dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime? 13 Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin. 14 U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".