Psalms 10:8-13

Albanian(i) 8 Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin. 9 Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij. 10 Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij. 11 Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë". 12 Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët. 13 Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari".