Psalms 145:11-13

Albanian(i) 11 Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, 12 për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate. 13 Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.