Psalms 18:7-13

Albanian(i) 7 Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë. 8 Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij. 9 Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij; 10 i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës. 11 Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit. 12 Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij. 13 Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.