Psalms 73:11-13

Albanian(i) 11 dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?". 12 Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre. 13 Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.