Psalms 77:16-20

Albanian(i) 16 Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan. 17 Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan. 18 Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh. 19 Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën. 20 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.