Psalms 81:12-16

Albanian(i) 12 Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre. 13 Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia! 14 Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij. 15 Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë. 16 Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".